Fondacioni “Golden Eagle” ka ndarë shumën prej 10 mijë euro për minatorët e Trepçës, të cilët tash e dy muaj nuk i kanë marrë pagat.
Sindikata e Pavarur e Minatorëve te Trepçës ka njoftuar se këtë shumë do ta ndajnë me minatorët që kanë nevoja shëndetësore dhe nevoja bazike familjare, shkruan Telegrafi.
“Këtë shumë mendojmë ta ndajmë për ata kolegë që kanë nevoja shëndetësore, ata të cilët kanë nevoja bazike familjare”, thuhet në njoftim.
Kjo sindikatë e ka vlerësuar lartë kontributin që fondacioni “Golden Eagle” ka dhënë për minatorët. /Telegrafi/