Site icon Telegrafi

Fnatic dhe Na’Vi janë dy skuadrat e para që sigurojnë pjesëmarrjen në BLAST Paris Major CS:GO

Tashmë janë mësuar dy skuadrat e para të cilat do të garojnë në Paris.

Pas tri fitoreve radhazi pa humbje, ekipet fnatic dhe Na’Vi janë kualifikuar për turneun me vlerë 1.2 milion dollarë – BLAST Paris Major.

Në ndeshjet vendimtare fnatic mposhtën ekipin ukrainas B8 me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, ndërsa Na’Vi fituan derbin ndaj FaZe me rezultat 2-0.

Vetëm tetë skuadrat më të mira do të kenë mundësinë të kualifikohen në BLAST Paris Major nga grupi A, ndërsa tri të tjera do të shkojnë në fazën e mundësisë së fundit.

Deri më tani nga gara janë eliminuar dy skuadra, ato janë Viperio dhe SAW. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=k-s8lLt4P7s

Exit mobile version