Në rrjetet sociale po qarkullon një video e malit Everest, e regjistruar nga një dron, e cila nuk i lë indiferentë shikuesit.
Në internet mund të gjejmë shumë video materiale nga vargmalet e Himalajeve, por ky i kalon kufijtë dhe nuk është çudi që në një kohë të shkurtër është bërë virale.
Pamjet katër minutëshe fillojnë në kampin bazë në një lartësi prej 5300 metrash, më pas droni ngjitet në 6000 metra për të zbuluar një pamje mahnitëse të akullnajës Khumbu.
Chinese drone maker @DJIGlobal shared a breathtaking video of its DJI Mavic 3 Pro flying over Mount Everest on Weibo yesterday. The drone ascended 3,500 meters from the base camp to the summit of the highest mountain in the world. pic.twitter.com/Iwyoe45DtS
— Yicai 第一财经 (@yicaichina) July 10, 2024
Ne shohim alpinistë që ngjiten ose zbresin malin dhe kamera më pas tregon një shteg gjarpërues që të çon në kampin tjetër, i dallueshëm nga një tufë tendash shumëngjyrëshe.
Përdorues të shumtë të platformë X reaguan me entuziazëm ndaj videos, raporton NDTV.
“Dakord, nuk më duhet të planifikoj më një udhëtim në malin Everest”, ka shkruar njëri dhe një tjetër ka shtuar se “një nga videot më të bukura që kam parë ndonjëherë. Punë e shkëlqyer”.
Mount Everest është maja më e lartë malore në Tokë dhe pika më e lartë në koren kontinentale të Tokës, e matur me lartësinë e majës topografike prej 8,848 metra mbi nivelin e detit. /Telegrafi/