Telegrafi

Flusha tërhiqet nga garat e Counter-Strike

(Foto: HLTV)

Një nga lojtarët më të mirë të Suedisë tërhiqet nga garat pas një karriere 11-vjeçare në CS:GO.

EYEBALLERS kanë njoftuar vendimin e Robin “⁠flusha⁠” Rönnquist për t’u tërhequr nga konkurrenca e CS:GO.

Flusha i ka dhënë fund një karriere 11-vjeçare në CS:GO.

Lojtari 30 vjeçar mbyll karrierën si një nga lojtarët më të suksesshëm të lojës me 22 trofe LAN, tre Majors dhe katër çmime MVP.

Flusha vendosi emrin e tij në hartë në vitin 2013 pas blerjes nga fnatic të ish- Epsilon në gusht.

Suedezi ishte pjesë e listës së Top20 lojtarëve më të mirë në botë për katër vite.

Ai njihet më së shumti për kohën e tij tek fnatic, ku gjatë asaj kohe cilësoheshin si skuadra më e mirë në botë. /Telegrafi/