Tashmë është bërë e ditur se Mike Ashley e dëshiron shitjen e Newcastle Unitedit dhe po kërkon blerës serioz.
Sipas asaj që raporton TMZ, Floyd Mayweather është duke e menduar seriozisht blerjen e klubit nga Liga Premier, derisa e pëlqen shumë si skuadër.
“Në ShBA ne i themi soccer, por Newcastle është një skuadër e pabesueshme në futboll. Një skuadër e madhe”, ka thënë kampioni i boksit.
“Nëse duan që unë ta blejë klubin, atëherë më tregoni, jam i gatshëm ta blejë atë”, ka shtuar më tej 43-vjeçari.
Ashley ka treguar se ai kërkon të shesë klubin, mirëpo duke do të pranojë një shumë nën 500 milionë euro, derisa flitet për disa të interesuar.
Në garë për të blerë Newcastlen është Prinici nga Arabia Saudite, Mohammed bin Salman, mirëpo mbanë një shikim nga afër edhe të Manchester United. /Telegrafi/