Telegrafi

Florian Wirtz bën histori në Bundesliga me golin që shënoi kundër Bayern Munichut

Florian Wirtz është bërë lojtari më i ri në histori të Bundesligës që arrin të realizojë gol.

Edhe pse Bayer Leverkusen u mposht në shtëpi 4-2 nga Bayern Munich, talenti gjerman kishte një paraqitje të mirë.

Si një 17-vjeçar e 34 ditë, Wirtz u fut në pjesën e dytë në fushë, duke arritur të mposhte Manuel Neuerin në minutën e 90-të me një gol të bukur.

Rekordi deri më tani mbahen nga Nuri Sahin që kishte shënuar për Borussia Dortmundin ndaj Nurnbergut në vitin 2005 si 17-vjeçar e 82 ditë.

Wirtz po e bënte vetëm paraqitjen e katërt në Bundesliga, derisa kishte debutuar në fitoren 2-1 ndaj Werder Bremenit më 18 maj.

Leverkusen kishte kaluar në epërsi ndaj Bayernit me golin e Lucas Alarios, derosa rezultati u barazua nga Kingsley Coman, e që më pas filloi përmbysja me golat e Leon Gortezkas, Serge Gnabryt dhe Robert Lewandowskit.

Wirtz e ngushtoi epërsinë në 4-2 në minutat e fundit të ndeshjes, duke u bërë kështu golashënuesi më i ri në histori të ligës gjermane. /Telegrafi/