Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Florian Loshaj ka gjetur golin e dytë të sezonit me klubin Cracovia në Superligën e Polonisë.
Cracovia ka marrë një fitore të madhe me rezultat minimal 0-1 në udhëtim te Wisla Plock në kuadër të javës së 11-të në kampionatin polak.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga mesfushori i Kosovës, Florian Loshaj.
Loshaj ka shënuar një gol të bukur nga afërsia në minutën e 12-të dhe ky doli të ishte goli i vetëm i ndeshjes dhe i tri pikëve për Cracovian.
🔚 Koniec! Mimo nerwowych ostatnich minut utrzymujemy jednobramkową przewagę do ostatniego gwizdka. Po bramce Loshaja wracamy z kompletem punktów po meczu #WPŁCRA! 👏 pic.twitter.com/dAWGyBevmu
— CRACOVIA (@MKSCracoviaSSA) November 27, 2020
Festa e mesfushorit nga Skenderaj ishte e veçantë, pasi ai festoi me simbolin e shqiponjës.
Ky ishte goli i dytë këtë sezon për Loshajn në Superligën e Polonisë. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootballKosovo/status/1332375679665647626