Site icon Telegrafi

Florian Kamberi gjen golin me Aberdeenin, shënon edhe nga penalltia për ta dërguar skuadrën në çerekfinale

Florian Kamberi po rigjen formën e duhur me rikthimin e tij në Skoci te skuadra e Aberdeen,

Sulmuesi shqiptar është kthyer menjëherë në një lojtar kyç për skuadrën e Aberdeen, duke e shënuar sot golin e tij të parë.

Një gol ky që merr një vlerë akoma të madhe për faktin se i jep mundësinë skuadrës të qëndrojë në lojë në Kupën e Skocisë.

Kamberi e ka tundur rrjetën në kohën shtesë, pasi skuadra e tij ishte duke e humbur, ku  barazoi shifrat në 2-2.

Aberdeen-Livingston edhe pas vazhdimeve u mbyll 2-2, ndërsa nga penalltitë tutje ka kaluar skuadra e Kamberit.

Sulmuesi shqiptar ishte i saktë edhe nga pika e bardhë në serinë e 11-metrshave. /Telegrafi/

Exit mobile version