Alessandro Florenzi falënderon tifozët romak për mbështetjen e tij duke thënë se këto ditë do të kalojnë shumë shpejt dhe do të kthehet edhe më i fortë.
Lëndimi i mesfushorit italian është konfirmuar sot në mëngjes me një lëndim të ligamentit krucial, që mund ta mbaj atë jashtë fushave për të paktën gjashtë muaj.
Mesfushori i Romës ka postuar më parë një këngë në ‘Instagram’ para se të dërgonte një mesazh për mbështetësit dhe familjen e tij.
“Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Florenzi në profilin e tij, transmeton Telegrafi.
“Ju jeni të veçantë të gjithë dhe me ndihmën e gruas sime, vajzës sime, familjes time dhe miqtë e mi këto ditë do të kalojnë sa më shpejt”, ka përfunduar shkrimin e tij lojtari i Romës. /Telegrafi/