Site icon Telegrafi

Florenzi: Arsyetimet janë për humbësit

Alessandro Florenzi thotë se nuk e konsideron arsyetim faktin që Gjermania ka një ditë më shumë pushim se Italia.

Azzurrët dhe Die Mannschaft ndeshen në çerekfinale të ‘Euro 2016’, ndërkohë që gjermanët kanë një ditë më shumë në favor për pushim apo taktika.

“Kushdo që mendon se ata kanë pushuar një ditë më shumë, është humbës. Arsyetimet janë për humbësit”.

“Ne duhet të mendojmë për ta ushtruar fuqinë tonë në fushë, që 23 nga mund të bëjnë diçka të rëndësishme”.

“Kemi arritur shumë lart dhe tash është Everesti. Jemi të bashkuar me besimin se jemi skuadër e mirë”, ka thënë Florenzi. /Telegrafi/

Exit mobile version