Floren Muslija duket se do të jetë ylli i ri shqiptarë që do të shkëlqejë në futbollin gjerman.
20-vjeçari shënoi në barazimin 2-2 të Hannoverit ndaj Bayern Leverkusenit, duke ndihmuar kështu skuadrën e tij të marrë një pikë nga kjo përballje.
Goli i mesfushorit me prejardhje nga Kosova erdhi nga gjuajta e lirë në minutën e 25-të.
Alles ist vorbereitet für unser Auswärtsspiel bei @bayer04fussball – und das Startelf-Debüt von Florent #Muslija! 🚀👌 #B04H96 #H96 #NiemalsAllein ⚫️⚪️💚 pic.twitter.com/UfUGBVva6d
— Hannover 96 (@Hannover96) October 20, 2018
Muslija për Hannoverin në Bundesliga ka debutuar ndaj Eintracht Frankfurtit, ku kishte arritur të shënojë golin e vetëm në humbjen 1-4.
Ndaj Eintracht u fut në fushë në minutën e 69-të, ndërsa shënoi në minutën e 86-të.
Kurse ndaj Leverkusenit ishte hera e parë që luajti nga fillimi, por u zëvendësua në minutën e 68-të.
Dy ndeshje, dy gola, jo keq për talentin e së ardhmes. Vlen të theksohet se aktualisht Florent Muslija është pjesë e Përfaqësueses së Gjermanisë U21. /Telegrafi/