Telegrafi

Florent Muslija vendimtar me golin e tij në fitoren e Paderborn – shpallet lojtar i ndeshjes

Mesfushori i Kosovës, Florent Muslija, vazhdon të jetë vendimtar te skuadra gjermane, Paderborn, duke i sjell kësaj të fundit fitoren.

Të dielën, Paderborni fitoi ndaj Hannoverit me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të të Bundesliga 2.

Golin që solli tri pikë erdhi nga Muslija në minutën e 91-të.

Muslija po zhvillon sezon të jashtëzakonshëm, pasi që deri më tani ka shtatë gola dhe dy asistime në 14 paraqitje.

Kjo paraqitje e ka shpallur atë lojtar të ndeshjen nga SofaScore, duke e vlerësuar me notën 8.7.

 

Afati kalimtar dimëror mund të sjell hapin e madh në karrierë për Muslijën që kërkohet nga disa klube. /Telegrafi/