Telegrafi

Florent Muslija vazhdon me paraqitje fantastike këtë fillim sezoni – shënon edhe ndaj Fortuna Duseldorfit

Paderborn ka kaluar në epërsi ndaj Dusseldorf në ndeshjen e javës së tretë në Bundesliga 2, ku golin e ka shënuar Florent Muslija.

Zhvillohej minuta e pestë e takimit, kur mesfushori i Kosovës, Muslija, tundi rrjetën për 1-0.

Muslija shënoi me një gjuajtje të fortë nga brenda zonës pas asistimit të David Kinsombi.

Ky ishte goli i parë i futbollistit 25-vjeçar në Bundesliga për sezonin e ri 2023/24, ndërsa kishte shënuar ditë më parë edhe në Kupën e Gjermanisë ndaj Cottbus.

Lexo po ashtu Florent Muslija shënon super gol dhe dhuron asistim në fitoren e Paderborn

Sezonin e kaluar Muslija kishte shënuar 10 gola dhe kishte bërë 6 asistime, me klubin që kishte pranuar oferta për kartonin e tij, por nuk ishin të kënaqshme financiarisht. /Telegrafi/