Telegrafi

Florent Muslija shënon gol fantastik për Hannoverin

Florent Muslija ka vazhduar me formë të mirë në Bundesliga 2 me Hannoverin.

Reprezentuesi kosovar ka qenë titullar në ndeshjen mes Hannoverit dhe Heidenheim që i takoi mysafirëve me rezultat 1-3.

Ishte ylli nga Kosova që shënoi golin e vetëm për Hannoverin në këtë takim.

Muslija u përkujdes për një gol fantastik në minutën e 55-të, kur realizoi pas një goditje të bukur nga distanca.

Për 22-vjeçarin ky ishte goli i katërt këtë edicion, derisa ka edhe një asistim.

Vlen të përmendet se në këtë takim për Hannoverin luajti edhe sulmuesi tjetër kosovar, Valmir Sylejmani nga minuta e parë.

Përkundër formës së mirë që po kalojnë dyshja Sylejmani-Muslija, çuditërisht asnjëri e as tjetri nuk u ftuan në ndeshjet e muajit mars nga përzgjedhësi Challandes. /Telegrafi/