Telegrafi

Florent Muslija realizon dy gola në humbjen e Paderbornit

Florent Muslija e ka nisur mjaftë mirë aventurën tek skuadra e tij e re, Paderborn.

Mesfushori nga Kosova pasi debutoi javën e kaluar, këtë javë ka shënuar dy gola për zikaltërtit.

Paderborn është mposhtur nga Werder Bremen me rezultat 3-4 në një ndeshje triller, ku përveç shtatë golave të shënuar, edhe dy të tjerë u anuluan.

Golin e parë Muslija e realizoi në minutën e 15-të, kur shënoi nga pika e bardhë për 1-0.

Ndërkohë për golin e dytë, ylli kosovar u përkujdes në minutën e 38-të, me një goditje fantastike.

Përkundër ndeshjes fantastike që zhvilloi Muslija, Paderborn u mposhtë 3-4 në shtëpi nga Werder Bremen.

Pas 20 ndeshjeve në Bundesliga 2, Paderborn zë vendin e nëntë në tabelë me 30 pikë, derisa Werder ndodhet e treta me 35 pikë. /Telegrafi/

GOLI 1

GOLI 2