Florent Muslija po shijon një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Paderborn, ku super golat janë kthyer në specialitet të tij.
Sot në Kupën e Gjermanisë, kundër skuadrës së Bundesliga 1, Freiburg, ai e ka mbyllur pjesën e parë me gol dhe asistim.
Fillimisht ai asistoi në minutën e katërt, kur Paderborn kaloi në epërsi prej 1-0 me golin e Filip Bilbija.
https://twitter.com/FootballKosovo/status/1719763560996237636
Super goli i tij erdhi në minutën e 33-të, kur ai gjeti rrjetën me një goditje të saktë nga gjuajtja e lirë për 2-0.
https://twitter.com/FootballKosovo/status/1719770463516131794
Paderbon duket në rrugë të mirë të sigurojë kualifikimin tutje në DFB Pokal. /Telegrafi/