Florent Muslija e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në Bundesliga 2.
Paderborni ka qenë nikoqir i Karsluher në xhiron e parë të Bundesliga 2, teksa ka fituar me rezultat të thellë 5-0.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të bardhë 0-0, derisa në të dytën vendasit ishin fantastik.
Florent Muslija hapi serinë e golave në minutën e 56-të duke shënuar nga penalltia për 1-0.
Reprezentuesi kosovar qëndroi në fushë për 75 minuta, derisa Paderborni me këtë fitore tregon se ka ambicie për tu rikthyer në Bundesliga. /Telegrafi/
TOOOOOOOOR! #Muslija trifft!
____
56. #SCPKSC 1:0 pic.twitter.com/m6aMr9sUsZ— SC Paderborn 07 (@SCPaderborn07) July 17, 2022