Telegrafi

Florent Muslija asistoi dy herë në fitoren e Paderborn, shpallet lojtar i ndeshjes

Mesfushori sulmues Florent Muslija po vazhdon me formë shumë të mirë dhe është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm te Paderborni në Bundesliga 2.

Të shtunën, Paderborni fitoi në udhëtim ndaj Hamburgut me rezultat 2-1.

Muslija, që ishte në formë të lartë asistoi në të dy golat. Ai bëri pasimin vendimtar për golin për 1-1 të shënuar në minutën e 21-të.

Verdiktin takimit ia dha asistimi i Muslijës në golin e fitores, të realizuar në minutën e 62-të.

Për këtë paraqitje të jashtëzakonshme, Muslija u vlerësua me notën 8.0. nga SofaScore, duke u shpallur lojtar i ndeshjes.

Muslija në 15 paraqitje në kategorinë e dytë gjermane i ka shtatë gola e tri asistime dhe së shpejti ai pritet të transferohet në Bundesligë. /Telegrafi/