Telegrafi

Flokët “iu ngatërruan” me timonin e makinës që po voziste, ndërron jetë 21-vjeçarja në Indi

Një 21-vjeçare ka vdekur në Indinë jugore pasi flokët e saj u kapën në timonin e një makine garash që po ngiste, tha policia në qytetin Meerpet, shteti Telangana.

Aksidenti ndodhi të mërkurën në mbrëmje në zonën Gurram Guda të Meerpet, ndërsa viktima ishte me familjen e saj, ka thënë Mahender Reddy, Inspektori i Policisë në Stacionin Meerpet për CNN, përcjell Telegrafi.

Reddy i tha CNN se përkrenarja e gruas “u largua” dhe flokët e saj u ngatërruan në boshtin e timonit.

Gruaja goditi kokën e saj për automjet, duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë, tha Reddy.

Ajo u dërgua në një spital aty pranë dhe u zhvendos në një spital privat të enjten, ku vdiq nga plagët e saj. /Telegrafi/