Aktorja hollivudiane ka bërë një shëtitje në edicionin natyral!
Jennifer Garner (50) konsiderohet si një aktore që nuk e ka problem të shfaqet në publik fare pa grim.
Ish-gruaja e aktorit Ben Affleck nuk brengoset për dukjen e saj, ndaj nuk është çudi që ajo tani është fotografuar pa grim gjatë një shëtitjeje në Los Angeles me një fëmijë, transmeton Telegrafi.
Jennifer kishte veshur dollakë të zinj, një bluzë të zezë dhe një bluzë sportive blu të errët për një shëtitje të relaksuar, ndërsa veshjen e saj sportive e plotësoi me atlete.
Paparacët e filmuan aktoren teksa fliste në celular, e cila mbante në dorë kafenë, maskën mbrojtëse dhe syzet, pa hequr buzëqeshjen nga fytyra.
Megjithatë, në plan të parë është fytyra e saj pa grim.
Dikur mediat amerikane shkruanin se bukurinë e saj aktorja ia ka borxh botox-it dhe fillerëve, për këtë arsye ka lëkurë të shkëlqyeshme dhe gjoja i ka ndërprerë procedurat kur ka parë se ato janë vënë re dhe duken ‘të ngrira’.
Megjithatë, ajo e mohoi.
“Unë kurrë nuk do të bëj botox sepse kam një ballë të madhe dhe nuk dua që të duket si një pjatë, si një akullnajë e madhe,” tha më parë Jennifer.
Jennifer Garner kujdeset shumë edhe për aktivitetin fizik dhe praktikon kërcimet kardio, stërvitje pliometrike që përfshin variante të ndryshme kërcimesh vertikale dhe horizontale dhe ngre pesha.
Meqë ra fjala, aktorja i është përkushtuar shumë fëmijëve të saj, vajzave Violet (16) dhe Seraphina (13) dhe djalit Samuel (10), nga martesa me Ben Affleck, i cili rinovoi lidhjen me Jennifer Lopez. /Telegrafi/