Site icon Telegrafi

Flisni me të panjohurit

Që të ndreqni disponimin tuaj filloni bisedën me një person të panjohur. Njerëzve as që ju shkon ndërmend që më vonë për këtë shkas do të mund të ndihen më mirë, është përfundim i një hulumtimi të ri.

Psikologja Elizabeth W. Dunn nga universiteti British Columbia dhe kolegët e saj kanë anketuar 38 çifte. Të gjithë kanë vlerësuar që pas bisedës me partnerin e tyre ndihen shumë më mirë sesa pas bisedës me një person tërësisht të panjohur të gjinisë së kundërt.

Mirëpo ata që kanë biseduar me person të panjohur, më vonë janë ndier shumë mirë.

Njerëzit janë të motivuar që të lënë përshtypjen e parë të mirë andaj edhe vet tentimi i sjell ata tek ndjenjat e mira, sqarojnë psikologët.

Ekspertët thonë që njerëzit mund të ndihen po aq mirë pas bisedës me personin me të cilin janë në lidhje po të jepnin pak më shumë përpjekje gjatë bisedës. Mirëpo kur njerëzit e ndien veten të rehatuar në lidhje ndalojnë së përpjekuri.

Exit mobile version