Site icon Telegrafi

Flirtimet në zyrë ndodhin në 61% të kompanive, ja përse joshemi

Por flirtimet kanë ekzistuar dhe vijojnë të jenë ende prezent kudo, sidomos në vendet e punës. Studimet e fundit, theksojnë se flirtimet që ndodhin në zyrë, ndodhin në 61% të kompanive dhe punëdhënësi është ai që i inkurajon.

Sipas rezultateve të kërkimit nga Robert Half, në 61% të kompanive italiane janë konsumuar raporte dashurie midis të punësuarve, transmeton Telegrafi.

Një shifër kjo që sa i takon vendeve evropiane, Italia renditet e dyta pas Gjermanisë. Ndërsa në Francë dhe Angli, romanca në zyrë, duket se është një sport kombëtar.

Sipas sondazhit, në Itali, është Milano qyteti në të cilin konsumohen më shumë tradhti në zyrë, qytet që ndiqet nga Roma, Bolonja, Torino. Por jo vetëm kaq. Në Itali, vendet e punës me normën më të lartë të flirteve janë spitalet dhe klinikat, zyrat profesionale, zyrat editoriale, zyrat publike dhe bankat.

Alfio Cascioli, psikolog biznesi dhe një ekspert udhëheqës në fushën e strategjive motivuese, shpjegon më tepër për këtë gjë.

“Dashuria në tavolinat e zyrave lind nga ndjenja e vetmisë që karakterizon shoqërinë tonë”.

Kjo shifër, sipas Cascioli, nuk është çudi fare: ”Në fakt, është e mundshme që flirtet në punë të jenë shumë më tepër.

Sigurisht, një nga faktorët prapa kësaj lloj marrëdhënie në punë është koha. Ju shkoni, mesatarisht 8 orë punë me kolegët, të cilët, bëhen gjithnjë edhe më pak të huaj”, thekson ai. /Telegrafi/

Exit mobile version