Site icon Telegrafi

Flirti femëror është humbje kohe

Disa vajza gjatë joshjes kapsitin sytë, tjerat qeshin në mënyrë joshëse, të tretat, si në mënyrë të pavetëdijshme, prekin. Mirëpo pa marrë parasysh metodën, shkencëtarët nga universiteti Indiana besojnë se shumica e meshkujve nuk dinë të lexojnë shenjat e joshjes.
Duket se truri mashkullor është i padobishëm kur duhet të njeh sinjalet e dërguara nga gjinia a kundërt. Meshkujt i përkthejnë gabimisht sinjalet e qarta.

Në fakt, shkencëtarët kanë kryer një hulumtim me 280 meshkuj e femra, kryesisht absolventë, për të vërtetuar aftësitë e tyre në njohjen e disa sinjaleve shoqërore të cilat dërgohen nga trupi ynë.

Të anketuarit në bazë të fotografive të disa femrave është dashur të përcaktojnë a janë ato të disponuara miqësisht, të interesuara seksualisht, të mërzitura apo të lëna anash.

Në interpretimin e gjuhës së trupit meshkujt kanë qenë bindshëm më të dobët sesa femrat. Ata, në fakt, shpesh i kanë përzier sjelljet miqësore me flirtin.
Hulumtimi gjithashtu ka dëshmuar se gratë mbiçmojnë aftësitë e meshkujve për leximin e sinjaleve seksuale. Ato besojnë se meshkujt i lexojnë mirë sinjalet e tyre, mirëpo thjesht nuk janë të interesuar, prandaj në to nuk përgjigjen.

Megjithatë, çdo gjë nuk është e humbur. Ke edhe meshkuj të cilët e kuptojnë gjuhën e trupit të femrave dhe e kanë të qartë kur femra flirton, e kur sillet miqësisht. Megjithatë, hulumtimi ka vërtetuar se gratë janë shumë më të suksesshme kur bëhet fjalë për gjuhën e trupit për dallim nga meshkujt.

Exit mobile version