Telegrafi

Flirt për pushime?

1. Si është kostumi yt i ri i banjës?

a. Je tërhequr nga tendenca me shkëlqim: një kostum argjendi, me një kryqëzim të bukur në shpinë dhe një prerje në lartësinë e kërthizës. 4 pikë
b. Bikini me pika, që nxjerr në pah gjoksin dhe i bën këmbët të duken më të gjata. 3 pikë
c. Sportiv dhe i rehatshëm. Kostum pishine, por i ndarë. 1 pikë

2. Pushimet janë bërë për t’u çlodhur dhe argëtuar. Në plazh…

a. Shkon në mëngjes herët dhe pasdite, me një libër në dorë. Gjatë orëve më të nxehta qëndron brenda për të mos u djegur. 3 pikë
b. Shëtit në breg të detit, bën banjë, luan volejboll… 1 pikë
c. Kalon ditët duke marrë ngjyrë dhe duke vënë një palë syze të errëta për të parë se kush është në plazh, pa u kuptuar nga të tjerët. 4 pikë

3. Cila është kënga e preferuar në plazh?

a. I will always love you (Whitney Houston) 3 pikë
b. La Lambada (Kaoma) 4 pikë
c. My first, My Last, My Everything (Barry White) 1 pikë

4. Playboy i plazhit, që ua ka hequr trurin të gjitha vajzave aty rrotull, hedh topin te ti dhe gati sa nuk të godet në kokë. Si reagon?

a. Shpërthen në të qeshura, i jep ca këshilla teknike dhe fillon të luash volejboll me të dhe miqtë e tij. 1 pikë
b. Strategjia klasike e afrimit! I buzëqesh dhe e fton të marrë topin. 4 pikë
c. Ç’e kujton veten ky? Ia hedh topin duke e parë me përçmim. 3 pikë

5. Mbrëmje speciale në diskotekë: janë ftuar DJ më të famshëm…

a. Edhe pse DJ nuk të bëjnë as ftohtë e as vapë, vesh një fustan të këndshëm dhe shkon për të qëndruar me miqtë e tu. 3 pikë
b. Minifund dhe sandale-nallane: ja se çfarë duhet për të bërë colpo e ndoshta për të njohur ndonjë VIP… 1 pikë
c. Perfekte, mjafton që të ketë hapësirë për të kërcyer dhe për t’u çmendur gjithë natën. 4 pikë

6. Më në fund ke gjetur një tip që të pëlqen. Edhe ai është i interesuar. Takimi i parë ideal…

a. Një mbrëmje në një restorant ekskluziv me njerëz të pasur simpatikë. 4 pikë
b. Një takim në plazh në orën 5 të mëngjesit. 1 pikë
c. Një piknik në plazhin e shkretë, pas perëndimit, duke dëgjuar zhurmën e valëve. 3 pikë

7. Ke folur me princin tënd të kaltër?

a. Pak. Përpiqeni t’i shmangni argumentet, për të mos prishur atmosferën. 3 pikë
b. Jo. E merrni lidhjen tuaj ashtu siç vjen, pa shumë kushte. 4 pikë
c. Shpesh ju ndodh të thoni: “Kur të vish në dhomën time” ose “Kur të të telefonoj”. 1 pikë

8. Sinqerisht, çfarë di për partnerin tënd të ri?

a. Prindërit e tij kanë një shtëpi pranë vendit ku jeni ju, adhuron shëtitjet dhe muzikën, ka një tatuazh në kaviljen e majtë. 1 pikë
b. I pëlqejnë Chagall dhe Degas, Mozart dhe Pink Floyd, di të gatuajë. 3 pikë
c. Bën kokteje të mirë, kërcen shkëlqyeshëm dhe nuk i pëlqejnë njollat e verës mbi këmishë. 4 pikë

Vlerësimi

30-40 pikë

Një flirt argëtues

Je me pushime, do të zbavitesh pa humbur kohë me histori të komplikuara. E lë veten të lirë, ke dëshirë të marrësh diell, të qeshësh dhe të kërcesh. Prandaj të duhet një partner në lartësinë e sharmit dhe dëshirës tënde për të bërë çmenduri.
Kush mund të jetë? Barman-i i diskotekës, playboy më i bukur i plazhit, DJ më i talentuar.
Avantazhet: I njeh të gjitha vendet më në modë dhe mund të të çojë në lokalet më trendy. Nuk do të mërziteni as edhe një minutë.
Disavantazhet: Vajzat e tjera që i vijnë rrotull janë gati për të ta marrë. Do kthehesh në shtëpi e sfilitur nga pushimet.
Mundësia për të zgjatur: Është burri i një nate ose i një stine. Bashkë me ditët gri të vjeshtës, bëhet një kujtim i bukur, asgjë më shumë.

20-25 pikë

Një lidhje shpirtërore dhe romantike

Me pushime apo jo, nuk të bën të të ikë mendja i pari që të kalon pranë. Të duhet kohë për të filluar një histori të re. Preferon ta njohësh mirë atë që ke përballë. Fatlumi duhet të ketë shumë interesa të përbashkëta me ty.
Kush mund të jetë: Një mik i familjes, një student që po studion për një provim, një baba i një familjeje të divorcuar.
Avantazhet: Pikat tuaja të përbashkëta ju bashkojnë dhe mund të flisni për orë të tëra. Edhe kur bie shi. Gjen gjithmonë diçka interesante për të bërë.
Disavantazhet: Duke u bazuar tek dialogu dhe romantizmi, rrezikon të humbasësh kohën dhe të gjesh më shumë një mik sesa një të dashur.
Mundësia për të zgjatur: Lidhja që keni krijuar dalëngadalë nuk do të zhduket pas verës. Është një histori që mund të zgjasë në kohë, pavarësisht largësisë.

8-15 pikë

Një takim spontan dhe magjepsës

Je dinamike, e shoqërueshme, kurioze dhe të pëlqen të takosh njerëz të rinj. Je gati të provosh aktivitete të reja dhe aventurat, sa herë që të jepet rasti. Pushimet janë momenti ideal për të takuar një person interesant, me të cilin mund të ndash pasionet e përbashkëta.
Kush mund të jetë: Një turist i huaj, djaloshi që është drejtor i restorantit, instruktori…
Avantazhet: Do të kesh mundësi të njohësh më mirë një vend apo një gjuhë të huaj, të ushtrosh sporte të reja.
Disavantazhet: Duke qenë të dhënë pas aktiviteteve turistike dhe sportive, nuk flisni shumë. Kërkoni momentet e qetësisë, ku të mund të diskutoni me qetësi.
Mundësia për të zgjatur: Varet nga aftësitë e tua për të mbajtur një lidhje në distancë. Në rastin më të keq, do të mbetet një mik i mirë, me të cilin mund të kalosh fundjava ndryshe nga e zakonshmja. /Telegrafi/