Telegrafi

Flickr Pro, tre muaj pa pagesë

Falja e shërbimit për përdoruesit me siguri se shihet si një veprim i mirë nga Flickr, Sidomos pas incidentit të rivalit, Instagram, kohët e fundit.

Në rast se jeni duke u hamendur, muajt pa pagesë vijnë me mundësi ngarkimi dhe shikimi të pakufizuar të fotografive, gjithashtu duke mundësuar të postoni fotot deri në 60 grupe dhe ngarkim të pakufizuar të video përmbajtjes në kualitet HD.

Me këtë veprim, Flickr dëshiron të shpërblejë të gjithë përdoruesit e saj besnik, të cilët e kanë përdorur faqen dhe shërbimet e saj  gjatë gjithë këtyre viteve. / Telegrafi /