Telegrafi

Flick ndihet i lumtur që iu besua puna e trajnerit te Bayerni

Hansi Flick (Foto: FC Bayern Munich English/Twitter)

Hansi Flick ka deklaruar se ndihet i lumtur që Bayern Munichu ka vendosur besimin tek ai duke e lidhur me kontratë deri në fund të sezonit.

Gjatë ditës (e diel), Bayern konfirmoi zyrtarisht se ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me trajnerin e përkohshëm, Flick.

Pas këtij zyrtarizimi, Flick është shprehur shumë i lumtur me besimin që i është dhënë nga drejtuesit e Bavarezëve.

Lexo po ashtu Zyrtare: Hansi Flick konfirmohet si trajner i përhershëm i Bayernit

“Jam i lumtur që Bayerni po vazhdon të vendos besim tek unë si trajner kryesor”, ka thënë fillimisht Flick për faqen zyrtare të klubit.

“Më pëlqen vërtet të punoj me ekipin dhe ekipin stërvitës. Kemi arritur një pozitë të mirë sesa ajo fillestare që patëm”.

“Tani po rimbushim bateritë tona dhe do të përgatitemi intensivisht për gjysmën e dytë të sezonit në kampin stërvitor”.

“Atëherë ne do të përpiqemi të arrijmë sa më shumë fitore dhe tituj”, përfundoi trajneri i Bayernit. /Telegrafi/