Site icon Telegrafi

Flick konfirmon synimin për t’u larguar në fund të sezonit nga Bayern Munich

Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick ka konfirmuar se ai synon të largohet nga klubi në fund të sezonit aktual.

Flick bëri njoftimin sot (e shtunë) pas fitores së skuadrës së tij 3-2 ndaj Ëolfsburg – një rezultat që i çoi ata edhe më afër titullit të radhës në Bundesliga.

“Unë i thashë ekipit sot se e informova klubin gjatë javës pas ndeshjes në Paris se do të doja të zgjidhja kontratën time në fund të sezonit”, ka thënë fillimisht Flick për Sky Germany.

“Ishte e rëndësishme për mua që ekipi e dëgjoi atë nga unë. Jam shumë mirënjohës që u lejova të shoqëroj ekipin”, përfundoi trajneri gjerman.

Ndryshe, 56-vjeçari mori detyrën e trajnerit të Bavarezëve vetëm në nëntor të vitit 2019.

Trajneri gjerman udhëhoqi Bayern drejt triumfeve në Bundesliga, DFB-Pokal dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë në krye të ekipit. /Telegrafi/

Exit mobile version