Telegrafi

Flick e konfirmon: Tolisso ka pësuar dëmtim të rëndë dhe është operuar

Corentin Tolisso ka pësuar një dëmtim dhe është operuar menjëherë në Berlin, ndërsa do të qëndrojë jashtë fushave për tre muaj.  

Në një konferencë për shtyp këtë pasdite, trajneri Hans Flick i konfirmoi lajmet që qarkullonin.

“Unë fola me të në telefon këtë mëngjes. Ai tashmë është operuar sot. Është një dëmtim serioz në tendinë”.

“Më vjen shumë keq pasi ai kishte shumë dhimbje”.

“Cilësitë e tij nuk vihen në dyshim. Uroj që të kthehet sa më shpejt në dispozicionin tonë. Shpresoj se gjithçka shkoi mirë, ne do ta mbështesim”, ka thënë Flick.

Trajneri e konfirmoi që Jerome Boateng është gati për ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/