Telegrafi

Flick: E dinim se do të ishte vështirë ndaj Lyonit, PSG është një ekip i shkëlqyeshëm

Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick ka folur për fitore ndaj Lyonit në gjysmëfinale dhe ndeshjen finale ndaj Paris Saint-Germain.

Bayerni mposhti Lyonin me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe siguroi një vend në finalen e madhe.

Pas fitores ndaj Lyonit ka folur trajner i Bayernit, Flick, i cili është i kënaqur me kalimin në finale.

Lexo po ashtu Bayern Munichu triumfon me lehtësi ndaj Lyonit dhe i bashkohet PSG-së në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

“Ne e dinim se do të ishte e vështirë, ata erdhën pas paraqitjeve të shkëlqyera kundër Cityt dhe Juventusit. Ata janë të fortë taktikisht dhe na kanë shkaktuar probleme herët”, ka thënë fillimisht Flick pas ndeshjes.

“Ne e dimë se duhet të mbrojmë më mirë, e thamë para ndeshjes se mund të mos mund ta heqim topin lehtë, por ne bëmë”.

“PSG është një ekip i shkëlqyeshëm, ata luftuan në gjysmëfinale dhe pastaj arritën në finale. Ne do të analizojmë disa gjëra, e dimë që ata kanë lojtarë të shpejtë”.

Lexo po ashtu Lyon 0-3 Bayern Munich, notat e lojtarëve të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve

“Ne do të kërkojmë të organizojmë mbrojtjen tonë, por ne e dimë se forca jonë më e madhe është t’i vëmë kundërshtarët tanë nën presion”, përfundoi gjermani.

Ndryshe, finalja e madhe mes Bayernit dhe PSG-së është paraparë të zhvillohet këtë të diele. /Telegrafi/