Site icon Telegrafi

Flick beson në rikthim të rezultatit: Nuk është e lehtë, por do të japim gjithçka

Bayern Munich ka humbur në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Allianz Arena.

Kampioni në fuqi i Evropës pati shumë mungesa dhe është mposhtur në shtëpi të saj 2-3 nga Paris Saint Germain.

Përkundër humbjes, trajneri i Bayern Munich, Hans-Dieter Flick ka folur para kësaj sfide, duke thënë se do të provojnë përmbysjen e rezultatit.

“E dimë që duhet të shënojmë të paktën dy gola. Do të jetë një detyrë e vështirë, por këto janë ndeshjet që luajmë futboll. Duam të provojmë një mini përmbysje në Paris”, tha Flick.

Tutje trajneri gjerman deklaroi se nuk do të jetë e lehtë, por do të japin gjithçka për të kaluar në gjysëmfinale.

“Do të ishim shumë të lumtur nëse ia arrinim. Në ndeshjen e parë kishim shumë mundësi, por nuk ishim cinikë”.

“Duhet të bëjmë më mirë nesër, e dimë që nuk do të jetë e lehtë megjithatë do të japim gjithçka”, u shpreh Flick.

/Telegrafi/

Exit mobile version