Na ndodh shumë shpesh që vështirë të lirohemi nga kolla e pandalshme. Ndonjëherë as ilaçet nuk ndihmojnë
Njëra ndër mënyrat më të njohura dhe vërtet më frytdhënëse të luftës me kollën është fleta e lakrës me mjaltë. Kjo vërtetë është mjet “i artë” kundër kollës, transmeton Telegrafi.
Për këtë shërim nuk ekziston kufizim moshe, njësoj është efikase, si për fëmijë të vegjël ashtu edhe për të rriturit. Për të filluar shërimin, do t’ju nevojitet një lakër dhe mjalti.
Si duhet të veproni:
Ngadalë ndani një fletë nga lakra. Fletën e lakrës duhet futur disa minuta në ujë të nxehtë. Do të bëhet e nxehtë dhe e butë. Pastaj njërën anë lyeni me mjaltë.
Anën e lyer me mjaltë të lakrës vendoseni në gjoksin e të sëmurit. Sipër vihet qese najloni dhe mbështillet me shall apo peshqir.
Procedura bëhet para se të fle gjumë i sëmuri.
Nëse kolla është e fortë, do të nevojiten dy fletë lakra – njëra vendoset në gjoks, tjetra në shpinë. Kompresën hiqeni në mëngjes. Lëkurën fshijeni me leckë të njomë, apo fshihet vendi ku ka qenë kompresa dhe gjithë atë që ajo ka nxjerrë.
Nëse bronkiti është në fillim, rezultati do të jetë i dukshëm që pas procedurës së parë. Shërimi aplikohet nga pesë deri në shtatë net. Dhe, së shpejti, nga kolla e madhe, nuk do të mbetet asnjë gjurmë.
Përbërësit aktivë të mjaltit dhe lakrës, por gjithashtu edhe ngrohtësia, i kontribuojnë zvogëlimit të kollës, por edhe zhdukjes së procesit të përflakjes.
Mjaltin në alternativë mund ta zëvendësoni me vaj të nxehtë ricini. /Telegrafi/