Site icon Telegrafi

FLETË DITARI

Poezi nga: Tasos Livaditis
Përktheu: Vasil Çuklla

Kush e di, se çfarë do të ndodhë nesër
madje, kush mësoi çfarë ndodhi dje…
Vite të humbura andejza – këndejza, në oda, në trena,
Në ëndërra…
Por, ndonjëherë, tek bie mbrëmja, ngjason zëri i një gruaje
me lamtumirën e një moshe, mbaruar në gjasë
Dhe ditët munguar, o Shkurt, ndoshta të rijepen
diku, në Parajsë —
Endërroj hotelet e vogla, ku shpërndava psherëtimat
e rinisë
dhe fundja, s’arratiset kërkush… ku të shkojë?
Dhe dashuria, marrëri më është, pamundësisë
njeri-tjetrin të njohë
Im Zot, ke qënë i padrejtë me poetët,
tek ju fal, im Zot, veç një botë
Dhe kur të vdes do të desha të më varrosin në një tog letrash
ditari
edhe kohën me vete ta marr, të kujtoj…
Dhe ndoshta çka mbetet prej nesh, anës udhës
diç e vogël të jetë – “të mos më harroj”!

Exit mobile version