Telegrafi

Flet Besnik Krasniqi para ndeshjes, Prishtina – Inter: Nëse dalim në lojën tonë, nuk mund të na ndalin

Mbrojtësi i djathtë, Besnik Krasniqi, ka folur për ndeshje ndaj Inter d’Escaldes, që është finale për fazën preliminare në Ligën e Kampionëve.   

Prishtina ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në “Elbasan Arena”, duke mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Inter d’Escaldes që zhvillohet nga ora 20:00.

“E përfunduam edhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes shumë të rëndësishme që kemi nesër”.

“Edhe pse nuk e njohim shumë kundërshtarin, ne do të hyjmë në këtë përballje që te shfaqim lojën tonë. Jemi mjaft shumë të motivuar, të japim maksimumin, të fitojmë këtë sfidë dhe të kalojmë tutje”.

“Jemi të vetëdijshëm që nuk ka ndeshje të  lehtë dhe as nesër nuk do të jetë lehtë, por nëse dalim në lojën tonë, jam shumë optimist që do të kalojmë tutje”.

Prishtina ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Folgores. /Telegrafi/