Site icon Telegrafi

Flet i akuzuari nga FFK-ja për kurdisjen e ndeshjes Besa-Trepça

Komisioni i Garave pranë FFK-së ka hapur procedurë disiplinore ndaj tre futbollistëve të Besës, Arben Beqiri, Fatmir Rexha dhe Vildan Gutic, nën dyshimet për trukimin e ndeshjes ndaj Trepçës.

I menjëhershëm është reagimi i portierit Arben Beqiri, i cili e sheh veten si totalisht të pafajshëm. Në një prononcim për gazetën, ai thotë që është i pastër.

“Jam befasuar nga hapja e procedurës. Më ka lënduar tepër. Unë jam i pastër dhe nuk kam bërë asgjë. Shikoni incizimin e ndeshjes, unë e dhashë maksimumin. Drejtësia do të dalë në pah”, deklaroi Beqiri për “GazetaOlle.com”.

Ndaj tij u hap procedurë disiplinore për, siç thuhet, “mos angazhim dhe sjellje inerte gjatë lojës dhe sidomos gjatë shënimeve të golave”.

Beqiri ka të drejtë të ankohet në afatin prej tri ditësh.

Exit mobile version