Claudio Ranieri krahas sukseseve me skuadrën e Leicester Cityn, edhe në aspektin individual po shpërblehet.
Italian është shpallur trajner i muajit në Ligën Premier pas rezultateve pozitive me “Dhelprat”.
Njëherazi është edhe hera e katërt për Ranierin që shpallet me i miri në ligën elitare angleze, transmeton Telegrafi.
Vlen të theksohet se me këtë rast, 64-vjeçari tashmë ka lënë pas sa i përket kësaj statistike, Jose Mourinhon, i cili në karrierën prej trajneri të skuadrave angleze e ka fituar tre herë.
Mbetet të shihet nëse edhe do ta fiton edhe dy herë këtë shpërblim italiani, pasi që deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe gjashtë javë. /Telegrafi/