Poezi nga: Adam Zagajewski
Përktheu: Hera Çuka
Mëngjesit, me ndihmën e dylbive të teatrit
kërkova të zbuloj çfarë flamuri valvitet mbi qytetin tim;
e zezë, e bardhë, ose të përhimët si terrori,
sepse, mbase qyteti im tashmë është pushtuar.
O mbase mbrohet ende në këmbë,
o nëse i rënë, lut mëshirën për humbjen e vet, prej fituesit,
ose mban disa minuta zi në heshtje mortore,
o mbase jam unë vetë, flamuri!
Vetëm se nuk e shoh dot, si nuk shohim
zemrën tonë, brenda kraharorit.
/Telegrafi/