Site icon Telegrafi

Flamuri gjigant i tifozëve të Boavistas pengoi VAR-in dhe anulimin e një goli nga pozita jashtë loje

Ishte thënë se me VAR do të zhduken problemet me referim pasi është sistem perfekt i asistimit të gjyqtarëve.

Por, një ngjarje e papërshtatshme ndodhi në humbjen prej 3-0 të Boavistas nga Avesi të mërkurën mbrëma dhe nëse ndeshja do të ishte me rezutlat më të afërt, atëherë kjo ngjarje do të kishte përfundim shumë më kontravers.

Një prej golave të Avesit ishte qartë në pozitë jashtë loje. Por, s’ka problem, sepse liga portugeze e ka VAR-in këtë sezon dhe një kontrollim i shpejtë do ta rregullojë problemin.

Dhe, çka ndodhi në të vërtetë? Problemi nuk u zgjidh, në fakt, goli u pranua.

https://youtu.be/uZoYFWVy6vc

Fatkeqësisht flamuri gjigant i tifozëve të Boavistas valëvitej para një prej kamerave gjatë momentit të golit dhe gjyqtari ka mbetur pa opsion pos që t’i mbetet besnik vendimit të tij të parë në fushë, që të pranohet ky gol.

Vërtet një ngjarje që ka mundur të ketë pasoja, por që në fakt nuk ndikoi për shkak të rezultatit.

Ky mund të shërbejë si mësim për autoritetet që kamerat t’i vendosin në pozita më të përshtatshme në mënyrë që të mos pengohen nga rekuizitat e shikuesve nëpër stadiume. /Telegrafi/

Exit mobile version