Telegrafi

Flamez do të eksploroj opsione tjera pasi kontrata me ekipin e CS:GO – OG është afër skadimit

(Foto: HLTV)

Kontrata e Shahar “⁠flameZ⁠” Shushan me OG është vendosur të skadojë dhe siç duket izraeliti nuk dëshiron ta vazhdoj atë, sipas agjentit të tij, Jerome Coupez,

Sipas një postimi në Twitter nga Coupez i cili nuk specifikoi nëse “të gjitha opsionet” mund të përfshijnë qëndrimin me OG, megjithëse është shumë e pamundur për shkak të interesit të treguar për të riun nga disa nga skuadrat më të mira të skenës.

FlameZ iu bashku skuadrës së OG në vitin 2021, ku u transferua nga Endpoint.

Sipas një raporti nga blix, ky nuk do të jetë ndryshimi i vetëm që do të behet tek ekipi OG, pasi pritet edhe largimi i danezit niko.

Ndërsa një njoftim për largimin e flameZ nuk është lajmëruar ende nga skuadra e OG, ata do të luajnë në IEM Dallas, ku regali është duke e zëvendësuar snajperistin degster. /Telegrafi/