Kontrata e Shahar “flameZ” Shushan me OG është vendosur të skadojë dhe siç duket izraeliti nuk dëshiron ta vazhdoj atë, sipas agjentit të tij, Jerome Coupez,
Sipas një postimi në Twitter nga Coupez i cili nuk specifikoi nëse “të gjitha opsionet” mund të përfshijnë qëndrimin me OG, megjithëse është shumë e pamundur për shkak të interesit të treguar për të riun nga disa nga skuadrat më të mira të skenës.
FlameZ iu bashku skuadrës së OG në vitin 2021, ku u transferua nga Endpoint.
Sipas një raporti nga blix, ky nuk do të jetë ndryshimi i vetëm që do të behet tek ekipi OG, pasi pritet edhe largimi i danezit niko.
Ndërsa një njoftim për largimin e flameZ nuk është lajmëruar ende nga skuadra e OG, ata do të luajnë në IEM Dallas, ku regali është duke e zëvendësuar snajperistin degster. /Telegrafi/