OG ka pësuar humbje nga NIP me rezultat 2-0, për t’u eliminuar nga turneu Blast Premier Fall Final në Kopenhagë që shpërndan çmime në vlerë rreth 425.000 dollarë.
Edhe pse OG nuk arriti të këtë paraqitje aq të mirë në këtë turne, duke u mposhtur në dy ndeshjet të cilat i zhvilluan, Shahar “flameZ” Shushan arriti që të bëjë një veprim fantastik në ndeshjen ndaj NIP.
I riu izraelit ndihmën e shokut të tij të skuadrës Maciej “F1KU” Miklas bëri një ‘Run Boost’nga ‘T Spawn’ i mapit ‘Vertigo’ drejt në shkallët e bombës B, duke i zënë në befasi dy lojtarë të ekipit NIP.
FlameZ arriti që të eliminoi të dy lojtarët e ekipit NIP në ‘B-site’ për t’ia mundësuar ekipit të tij pikën e dhjetë në mapin ‘Vertigo’.
Edhe pse flameZ u tregua fantastik, ekipi tij nuk arriti që ta përmbys rezultatin në këtë ndeshje. /Telegrafi/
They might have lost the match but man this was EPIC, @OGcsgo and @flameZcsgo! 🫡#BLASTPremier pic.twitter.com/nkqYOaoMwc
— BLAST Premier 💥 (@BLASTPremier) November 24, 2022