Site icon Telegrafi

Fjetja në punë përmirëson kujtesën

Doktori Olaf Lahl nga universiteti në Duisburg ka dëshmuar se gjumi afatshkurtër bën punë shumë më shumë sesa çlodhja e gjatë e trurit – ajo, në fakt, mund të përmirësojë efektshmërinë e kujtesës dhe atë mentale.

Për më shumë, gjumi prej vetëm gjashtë minutash mund të ketë të njëjtin efekt në kujtesë sikur gjumi gjatë tërë natës.

Ekipi i doktorit Lahl u ka dhënë detyrë studentëve të mbajnë mend listën prej 30 fjalësh dhe ka testuar kujtesën e tyre pas një orë lojë në solitaire (loje kompjuterike me letra).

Shkencëtarët kanë përcaktuar se ata, të cilët kanë fjetur disa minuta, më mirë e kanë kryer detyrën sesa ata që kanë qëndruar të zgjuar.

Exit mobile version