Site icon Telegrafi

Fjetja dhe shëndeti

Hulumtuesit nga Qendra për kontrollim dhe parandalim të sëmundjeve, pasi kanë analizuar të dhënat e 87.000 pjesëmarrësve në hulumtim, kanë vërejtur se personat të cilët flenë më pak se gjashtë orë në ditë janë duhanpirës, konsumues të alkoolit dhe fizikisht janë shumë pak aktivë.

Përkundër kësaj, te personat të cilët flenë mesatarisht shtatë deri tetë orë, është vërejtur një përqindje e ulët e duhanpirësve, madje më e ulët se mesatarja e duhanpirësve në SHBA.

Raporti i mbipeshës ndërmjet personave të cilët flenë pak dhe atyre të cilët flenë më tepër ka qenë 22% ndaj 33%. Ndërsa aktivitet më i vogël fizik është vërejtur te personat të cilët flenë mbi nëntë orë në ditë.

Exit mobile version