Site icon Telegrafi

Fjalët që nuk duhet t’i thoni kurrë në takimin e parë

Nga martesa te fëmijët dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme, ja se cilat janë disa nga fjalët e ndaluara nëse sapo keni takuar një person që nuk e njihni

Ish i dashuri
Askush nuk do të dëgjojë rreth ish të dashurit apo ish të dashurës suaj në takimin e parë. Nëse pëlqeheni me njëri-tjetrin në këtë takim, do të keni mjaftueshëm kohë për të biseduar për të shkuarën.

Jo vetëm që jepni shenjën se nuk e keni kaluar lidhjen tuaj të shkuar dhe dhembjen prej ndarjes, por tregoni edhe se nuk jeni gati të ecni përpara.

Ndoshta/mbase/mundet
Përdorimi i fjalëve si “ndoshta”, “mbase”, “mundet” dhe “me gjasa” sinjalizon se tjetri nuk ndihet rehat dhe se ishte krijuar një distancë mes çiftit. Gjithashtu përpiquni të shmangni arritjen në përfundime të nxituara.

Film
Një studim thotë se më pak se 9 për qind e takimeve të para, ku çiftet kanë përdorur fjalën “film”, kanë kaluar në fazën e dytë të njohjes. E gjitha kjo, për shkak të humbjes së interesit.

Në të njëjtin studim, 18 për qind e atyre që ishin takuar për herë të parë dhe që folën për udhëtime dhe pushime donin të takoheshin sërish. Kjo temë i bën njerëzit të jenë më të shoqërueshëm dhe të duken më tërheqës për tjetrin.

Trajtim mjekësor
Shmangni me mjeshtëri diskutimin rreth procedurave mjekësore, dentare apo estetike në takimin tuaj të parë.

Jo vetëm që kjo tregon për një eksperiencë të pakëndshme, por e bën bisedën të duket sikur po kërkoni simpatinë e personit tjetër, duke luajtur kartën e keqardhjes për një sëmundje.

Hobet
“Cilat janë hobet tuaja?” – mund t’ju duhet diçka shumë e thjeshtë për t’u diskutuar, por tjetri mund ta mendojë si një sulm ndaj përditshmërisë së tij. Në takimin e parë qetësojini paksa gjërat dhe më mirë pyesni se si i kalon fundjavat apo se çfarë bën pas pune.

Beqar/e
Megjithëse mund të jetë një pyetje që mund të pasohet nga një kompliment, mos e bëni, pasi po i kujtoni tjetrit një periudhë mbase të papërshtatshme për të.

Dëgjoni me vëmendje bisedën dhe merrni një të dhënë për të bërë pyetjen e ardhshme bazuar në ato që tjetri po flet.

Kërkova në “Google”
Ndonëse është një praktikë shumë e përhapur, bëni më mirë që ta lini jashtë temës së bisedës. Personi që keni përballë nuk do të donte kurrsesi të dinte se ka kaluar nëpër kanalet tuaja të kontrollit.

Dreqin
Ndonëse nuk duhet të jeni të stresuar apo të shtirur në takimin e parë, bëni mirë ta mbani larg gjuhën e shfryrjes së zemërimit. Ju do të ngjani shumë të pasjellshëm dhe për më tepër do të krijoni një liri të shprehuri që mund të interpretohet si moskokëçarje dhe mungesë respekti për personin tjetër.

Shkurtimet
Shmangni çdo akronim apo shkurtim të fjalëve që përdorni në gjuhën e dërgimit të mesazheve. Mbajini gjërat sa më formale, por njëkohësisht edhe të lirshme.

Sekret
Një takim i parë nuk është aspak vendi për të bërë zbulime të sekreteve. Sido që ta mendoni, duket sikur jeni aq të vetmuar saqë nuk keni me kë të bisedoni për disa gjëra ose mund të ngjani si një person që ka vendosur të shtypë ndjenjat e tij dhe papritur po i zbulon. /Telegrafi/

Exit mobile version