Telegrafi

Fjalët e Vedat Muriqit në prezantimin e tij si lojtar i Lazios: Prania e Tares këtu luajti rol të rëndësishëm, mezi pres të luaj me Immobilen

Sulmuesi Vedat Muriqi është prezantuar sot nga Lazio, ku në krah kishte drejtorin sportiv të këtij klubi, Igli Taren.

Në Qendrën Sportive “Formello”, Lazio ka prezantuar blerjen më të mëdha të këtij afati kalimtar, Vedat Muriqin.

Sulmuesi i Kosovës, ka thënë se është ndër të luajë për këtë klub, ndërsa ka thënë se do t’i ndihmojë shokët drejt objektivave.

 

“Të jesh në Lazio është një nder, unë do të përpiqem të jap maksimumin tim dhe të ndihmoj ekipin”.

“Ibrahimovici i Lazios? Unë nuk jam i interesuar për krahasime, unë dua të jem Vedat Muriqi i Lazios”.

“Ka shumë ndryshime midis kampionatit italian dhe atij turk. Unë do të bëj çmos për të arritur shumë. Unë e di historinë e derbit të kryeqytetit, mezi po e pres ta jetoj. Kam marrë shumë mesazhe nga tifozët e Lazios, ata më bënë të lumtur”.

“Në Turqi shënova shumë, por nuk dua të kem shumë presion. Unë preferoj lojën në ekip, qëllimi im është vetëm të ndihmoj shokët e mi të skuadrës. Unë jam në një nga klubet më të mëdha në Itali dhe në klubin e parë të Romës. Dua të jem aq i madh sa Lazio dhe do të bëj çmos që të jem në atë gjendje”.

“Zgjodha këtë klub sepse besoj se stili im i lojës mund të lartësohet këtu, pavarësisht ofertave të shumta që kisha. Prania e drejtori sportiv Tare gjithashtu ndikoi në zgjedhjen time”.

“Immobile? Mezi pres të luaj me të, për mua është si të jetosh një ëndërr. Do të përpiqem të mësoj prej tij”, ka thënë Muriqi. /Telegrafi/