Donny van de Beek ka folur fjalët e para si lojtar i Manchester Unitedit pas zyrtarizimit të transferimit nga Ajaxi.
Ylli holandez është zyrtarizuar tashmë si lojtar i Unitedin, ndërsa mezi pret ta fillojë aventurën e re në Old Trafford.
“Nuk mund të filloj të shpjegoj se sa mundësi e pabesueshme është të bashkohesh në një klub me një histori kaq të mahnitshme”, ka thënë fillimisht Van De Beek.
“Do të doja të falënderoja të gjithë në Ajax. Jam rritur atje dhe gjithmonë do të kem një lidhje të veçantë me klubin”.
“Tani jam gati të hedh hapin tjetër në karrierën time dhe të performoj në nivelin më të lartë dhe nuk ka standard më të lartë se Manchester Unitedi”.
“Të gjithë më kanë thënë se sa e mahnitshme është atmosfera në Old Trafford dhe unë pres që ta përjetoj këtë, pasi të jetë e sigurt për tifozët që të kthehen”.
It's time to take it up a notch 🎚🔥#MUFC @Donny_Beek6 pic.twitter.com/qeVpil7Y3D
— Manchester United (@ManUtd) September 2, 2020
“Kjo skuadër ka disa nga mesfushorët më të mirë në botë dhe unë e di që mund të mësoj prej tyre dhe gjithashtu të sjell forcat e mia në grup”.
“Duke folur me menaxherin për vizionin e tij për këtë ekip, drejtimi në të cilin po shkon klubi është jashtëzakonisht emocionues dhe mezi pres të jem pjesë e kësaj”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/