Site icon Telegrafi

Fjalët e para të Xherdan Shaqirit si lojtar i Lyonit

Xherdan Shaqiri është deklaruar për herë të parë si lojtar i Lyonit, pasi që kompletoi kalimin nga Liverpooli.

Anësori shqiptar nënshkroi kontratë deri në vitin 2024 me klubin nga Ligue 1, derisa u kushtoi gjashtë milionë euro, plus pesë milionë bonuse.

Shaqiri ka thënë se ai mezi pret që të luajë për Lyonin dhe të ofrojë përvojën e tij në skuadër.

Lexo po ashtu Përmes një video drithëruese, Liverpooli kujton momentet më të mira të Shaqirit në skuadër

“Ndihem shumë krenar dhe i lumtur që përfundimisht kam nënshkruar kontratën time dhe tani jam zyrtarisht lojtar i Lyonit dhe mezi pres që të filloj me skuadrën dhe të takohem me gjithë klubin”, potencoi ai.

“Është një stadium i mrekullueshëm dhe kur e pash në fillim e imagjinova kur është i mbushur, do të jetë i pabesueshme dhe shpresoj që mund të shënojë para këtyre tifozëve të mrekullueshëm”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Xherdan Shaqiri kompleton transferimin te Lyoni

“Natyrisht se e ndjeva mbështetjen e tyre dhe ata më kanë shkruar nga e gjithë bota. Më në fund jam këtu dhe të filloj të punoj dhe t’u jap paraqitje të mira dhe të shënoj para tyre”.

“Për mua më e rëndësishme është që të jap përvojën time për skuadrën, të jemi të suksesshëm, të fitojmë shumë ndeshje dhe në t’i marri tre pikë, kjo është më e rëndësishmja për mua. Kjo skuadër ka shumë potencial dhe mezi pres t’i takojë të gjithë”, ka përfunduar Shaqiri. /Telegrafi/

https://twitter.com/OL/status/1429893850219286538

Exit mobile version