Telegrafi

Fjalët e para të Vedat Muriqit pas rikthimit te Mallorca: Negociata të vështira, transferim i komplikuar

Pas një vere me shumë zhvillimeve, Vedat Muriqi zyrtarisht është lojtar i Mallorcas.

Ai ishte i huazuar nga Lazio sezonin e shkuar te Mallorca, ku luajti shumë mirë dhe ishte një prej meritorëve që skuadra mbeti në La Liga.

Muriqi me Mallorcan ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2027.

Sulmuesi ka folur për kalimin e tij dhe thënë se tani është i fokusuar te ekipi.

“Kanë qenë negociata të vështira dhe një transferim i komplikuar. Është normale që të ishte kështu, por tani jemi këtu dhe gjithçka marrë fund”.

“Tani jam plotësisht i fokusuar tek ekipi im dhe nga e hëna do të fillojë punën si vitin e kaluar”, ka thënë Muriqi për Esports IB3.

Vedat Muriqi kishte 17 paraqitje te skuadra spanjolle në stinorin pranveror, ku shënoi 5 gola e shtoi 3 asistime./Telegrafi/