Site icon Telegrafi

Fjalët e para të Steve Bruce, pas shkarkimit nga Newcastle United

Steve Bruce është shkarkuar nga Newcastle United, pas rezultateve të dobëta në këtë edicion në Ligën Premier.

The Magpies pas tetë javësh, kanë arritur të marrin vetëm tre pikë dhe janë në vendin e  parafundit, pozitë kjo që shpien në Championship.

Duke marrë klubin nën kontroll, sheikët nga Arabia Saudite duan të bëjnë ndryshime të mëdha dhe kjo është tashmë nga kreu i skuadrës, siç është edhe shkarkimi i Bruce.

Lexo po ashtu Zyrtare: Newcastle fillon revolucionin, shkarkon trajnerin Steve Bruce

Pas largimit, trajneri ka thënë se ndoshta është edhe puna e tij e fundit, pasi mund të pensionohet, shkaku që ishte tejet e vështirë për të.

“Mendoj se mund të jetë puna ime e fundit. Ka qenë shumë, shumë e vështirë. Për të mos qenë kurrë vërtet i kërkuar, për të ndjerë se njerëzit donin që unë të dështoja dhe duke thënë se do të dështoja, se isha i padobishëm dhe një kokë lakre”, ka thënë Bruce.

Në anën tjetër, Newcastle lëshoi po ashtu një njoftim se i ka ndarë rrugët me trajnerin dhe në ditë e ardhshme do të njoftojnë për strategun e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version