Fjalët e para të Michail Antonios pas aksidentit të frikshëm me makinë janë zbuluar nga një dëshmitar i cili e gjeti atë.
Pasditen e së shtunës, u konfirmua se Antonio ishte përfshirë në një aksident trafiku mes thashethemeve që qarkulluan në rrjetet sociale.
West Hami lëshoi një njoftim për këtë çështje dhe pastaj këtë e bëri sërish duke konfirmuar se sulmuesi i tyre është në gjendje stabile dhe se ishte i vetëdijshëm dhe po komunikonte në spital.
Antonio duket se me gjasë nuk do të luajë sërish këtë sezon dhe mund të kalojë një vit jashtë fushave pasi ka thyer këmbën dhe do t’i nënshtrohet operimit.
The Sun ka zbuluar detaje të mëtejshme të aksidentit të frikshëm të reprezentuesit nga Xhamajka, duke përfshirë informacione nga dëshmitari që e gjeti atë në makinë.
Antonio, i cili po voziste një Ferrari FF thuhet se ka goditur një pemë dhe impakti që kishte goditja bëri që ai të fluturonte në anën e pasagjerit.
Ai besohet se kishte qenë i bllokuar nën rrënojat e makinës për pothuajse një orë dhe kur dëshmitari Samuel Woods e pa gjendjen e makinës, ishte i shqetësuar për gjendjen e tij.
“I thashë atij ‘përshëndetje’ për të parë nëse dikush është gjallë. I dëgjova sirenat dhe i thashë atij se ndihma po vjen”.
“Ai ishte shumë i çorientuar. Ai më tha, ‘Ku jam? Çfarë po ndodhë? Në çfarë makine jam”.
“Ndihma e parë erdhi shumë shpejtë. Unë nuk mund ta besoja çfarë ndodhi. Makina mbante erë benzine”, ka thënë Woods./Telegrafi/