Site icon Telegrafi

Fjalët e para të Heynckesit si trajner: Nuk do t’i kthehesha futbollit, por Bayernin e dua

Heynckes me titujt e fituar me Bayernin

Trajneri gjerman, Jupp Heynckes ka folur fjalët e para me të marr drejtimin e skuadrës së madhe Bayern Munichut.

Bayerni ka konfirmuar trajnerin e ri të skuadrës, pas shkarkimit të Carlo Ancelottit nga detyra javën e kaluar.

Është gjermani, Heynckes, i cili ka ardhur si zëvendësues i italianit në stolin bavarez.

Lexo po ashtu Zyrtare: Heynckes konfirmohet nga Bayerni si zëvendësues i Ancelottit (Foto)

Heynckes edhe më parë ka qenë trajner i Bayernit dhe ka lidhje shpirtërore me këtë skuadër.

Këtë e ka treguar edhe vet Heynckes, i cili ka thënë fjalë të mëdha me të marr detyrën e re.

“Nuk do të kthehesha në asnjë klub tjetër në botë”, ka thënë fillimisht Heynckes.

“Por, Bayern Munich është punë dashurie për mua”, përfundoi trajneri gjerman.

Ndryshe, Heynckes me Bayernin ka fituar tre tituj të Bundesligas, një të Ligës së Kampionëve, një Kupë të Gjermanisë dhe tri Superkupa. /Telegrafi/

Exit mobile version